Për mikrofonat e Gazzetta dello Sport, Marcello Lippi, ka folur për vlerën e Stefano Piolit dhe mundësitë që ky Milan të fitojë Scudetton.
Trajneri legjendar italian beson shumë tek kuqezinjtë e këtij sezoni, pavarësisht konkurrencës së madhe nga Napoli dhe Interi që gjithashtu janë favorit për titull.
“Po, ky Milan është për Scudetto. Pioli më kujton shumë Ancelottin. Stefano ka mençuri, përulësi dhe imagjinatë”.
“Ibrahimovic? Yll absolut, në kuptimin e plotë të fjalës. Lider, shumëfishon vlerën e bashklojtarëve”, ka thënë Lippi.
Pas 12 xhirove të para Milani është në vendin e dytë me 32 pikë, aq sa Napoli në vendin e parë, shatë më shumë se ndjekësi Interi. /Telegrafi/