Telegrafi

Lipjan, plagosen me armë zjarri dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona janë plagosur me armë zjarri ditën e mërkure në Lipjan.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:40, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur me armë zjarri dy persona meshkuj kosovar, nuk dihet ende motivi i rastit. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, policia bën të ditur se është konfiskuar edhe një armë, si dhe janë intervistuar dy të lënduarit në cilësinë e të dyshuarve dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/