Një person në Lipjan ka raportuar policinë se vajzës së tij të mitur ia kanë shpërndarë foto dhe incizime.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, transmeton Telegrafi.
“Lipjan 01.03.2024-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajzës se tij të mitur janë duke ia keqpërdorur fotot dhe incizimet e saj duke ia shpërnda në rrjete sociale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, theksohet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar.
Të tilla raste të keqpërdorimit të fotove dhe inicime janë raportuar në polici në vazhdimësi.
Para disa javësh, një 19-vjeçar në Gjilan është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Fotografimi apo incizimet e tjera të paautorizuara”.
Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur në ditët e para të janarit dhe viktimë është një vajzë 26-vjeçare, fotografitë e së cilës dyshohet se janë shfrytëzuar nga i dyshuari përmes rrjeteve sociale Telegram dhe WhatsApp. /Telegrafi/