Site icon Telegrafi

Lipjan, djali sulmon fizikisht nënën e tij

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, pasi që ai kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 17:30, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Rastet e dhunës në familje janë rritur këtyre ditëve, Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në tre mujorin e parë të vitit 2020 janë raportuar 481 raste të dhunës në familje./Telegrafi/

Exit mobile version