Telegrafi

Lipjan, arrestohen tre persona, pasi tentuan me dhunë ta fusin një femër në veturë

Foto: Ilustrim

Janë arrestuar të premten tre persona të dyshuar në Lipjan, pasi qe të njëjtit me dhunë e kane futur në veturë viktimën një femër.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

“Si pasojë e kësaj viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit tre të dyshuarit dërgohen ne mbajtje”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/