Ardhja e yllit botëror, Dua Lipa, në Kosovë gjatë muajit gusht, krijoi shumë zhurmë mediatike.
Artistja me renome botërore ishte prezente në origjinën e saj bashkë me të dashurin, Anwar Hadid, për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”, i cili organizohet nën patronatin e babait të saj, Dukagjin Lipës.
Ky i fundit bashkë me të bijën, njoftoi në konferencën a mbajtur për shtyp gjatë muajit gusht, se përveç festivalit dhe fondacionit, kanë nisur edhe themelimin e një akademie muzikore për të rinjtë me po të njëjtin emër, “Sunny Hill”.
Dukagjin Lipa publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga konferenca e mbajtur gjatë muajit të kaluar, teksa njoftoi në mbishkrimin e fotografive për zhvillimet më të reja të Akademisë Sunny Hill.
“Gjëra të shkëlqyera arrihen kur ju jeni të rrethuar nga miq të shkëlqyeshëm. Fondacioni Sunny Hill, konferenca për shtyp me Shpend Ahmetin, Kryetarin e Prishtinës dhe reprezentuesin Gëzim Gashi nga Qendra e Arteve dhe Inovacionit në Los Angeles. Faleminderit Quincy Jones për mbështetjen e projekteve të Sunny Hill në Kosovë, kjo përshëndetje me video vërtet na befasoi në konferencën për shtyp. Jemi shumë të entuziazmuar që kemi #QJP-në e tij si një nga gjykuesit Fondacionit tonë Sunny Hill! Alyssa Lein Smith, Shefe e Stafit dhe Menaxhere e Mediave në Quincy Jones do të jetë një nga tre gjyqtarët për Akademinë tonë të Arteve dhe Muzikës të Fondacioneve Sunny Hill”, ka shkruar Lipa në Instagram.
Ndërkohë, sivjet u bë e ditur po ashtu se duke filluar nga viti i ardhshëm, festivali “Sunny Hill” nuk do të organizohet më në Parkun e Gërmisë, por në një hapësirë më të madhe në Bërnicë, në periferi të Prishtinës. /Telegrafi/