Qëllimi i Lionel Richiet në fillet e karrierës së tij muzikore ishte që të bënte dashuri me çdo femër në botë.
Këngëtari i famshëm nisi turneun me grupin “Commodores” dhe ka treguar se qëllimi i të gjithë pjesëtarëve të grupit ishte të shkonin në krevat me sa më shumë femra të ishte e mundur gjatë kohës që ata udhëtonin nëpër botë.
“Kur turneu me grupin nisi, ne e dinim që do të performonin në shumë qytete, në mbi 100 koncerte gjatë një viti, kështu që vendosëm të bënim dashuri me çdo femër në botë”, ka treguar Richie, transmeton Top Channel.
“Ky ishte misioni ynë i përbashkët”, ka shtuar ai.
Më tej, 65-vjeçari ka thënë se shkonte me tri femra në ditë, por kjo gjë nuk vazhdoi për shumë kohë, pasi ishte e pamundur që më pas të mbante koncert. /Telegrafi/