Ylli i Barcelonës, Lionel Messi megjithëse nuk ka udhëtuar drejt Zyrihut për të marrë pjesë në ceremoninë gala të “FIFA Lojtari i Vitit” sërish është bërë protagonist këtë radhë me një postim në Twitter.
Mesi ka publikuar një fotografi të ish-shokut tek Barcelona, tani tek Juventus, Dani Alves, i cili u largua gjatë afatit kalimtar të qershorit.
“Na mungon”, ishte mesazhi domethënës që Messi i shkroi për Dani Alvesit duke nënkuptuar se mungesa brazilianit tek Barcelona ndihet mjaft, transmeton Telegrafi.
Mbrojtësi brazilian ka qenë për shumë vite pjesë e Barcelonës, duke pasur si bashkëlojtar Lionel Messin, i cili është i nominuar për çmimin e më të mirit.
Por, sipas tij ky çmim duhet të shkoj këtë vit për Cristiano Ronaldon.
“Jam këtu për të parë Ronaldon duke fituar”, ka thënë fillimisht Alves. /Telegrafi/