Site icon Telegrafi

Lionel Messi do të luajë në një turne që nuk është zhvilluar që nga viti 1998

Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës në Inter Miami së shpejti do të paraqiten në një kompeticion klubesh që nuk është zhvilluar që 26 vjet.

Për herë të parë që nga viti 1998, Copa Interamericana,një turne ndërkontinental me klube të mëdha nga Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut, do të zhvillohet vitin e ardhshëm pasi u ringjall nga CONCACAF dhe CONMEBOL.

Gara ishte e njohur për të qenë një turne me dy klube midis fiutesit të Kupës së Kampionëve CONCACAF dhe Copa Libertadores.

Por, sipas mediumit spanjoll AS , turneu i ardhshëm në vitin 2024 do të jetë një version më i zgjeruar.

Tani, duket se fituesit e Copa Libertadores, Copa Sudamericana, Kupës së Ligës dhe CONCACAF Liga e Kampionëve, të vitit të kaluar do të bashkohen në një turne me katër ekipe me eliminim direkt.

Pra, kush do të luajë në Copa Interamericana? Lionel Messi do të shpresojë të ngrejë një tjetër trofe, pasi Inter Miami u kualifikua përmes fitores së Kupës së Ligës në gusht.

Kampionët e Copa Libertadores, Fluminense, do të kërkojnë gjithashtu të ngrenë trofeun, ashtu si dhe skuadra ekuadoriane LDU Quito, e cila fitoi Copa Sudamericana dhe fituesi i Ligës së Kampionëve të CONCACAF, Club Leon.

Skuadra e Gerardo Martinos do të përballet me Fluminensen e Brazilit në gjysmëfinale.

Në total, 13 skuadra të ndryshme kanë fituar Copa Interamericana, duke përfshirë skuadrën argjentinase Independiente, e cila ngriti trofeun tre herë.

Deri tani nuk ka asgjë konkrete por CONMEBOL pritet të dal me një deklaratë zyrtare ditëve në vijim./Telegrafi/

Exit mobile version