Telegrafi

Lionel Messi i quan “lajme të rreme” ato që e lidhin me Interin

Lionel Messi është kujdes vetë që t’i mohojë lajmet rreth kalimit të tij tek Interi.  

Thashethemet janë përhapur nëpër media në Itali, Spanjë dhe Argjentinë gjatë ditëve të fundit, ku shkruanin se Messi do të largohet nga Barcelona.

Mbi të gjitha, ishte mediumi TNT në Argjentinë, që shkruante  se negociatat për Messin në Inter dhe Lautaro Martinez në Barcelona, vetëm janë duke u zhvilluar.

Messi lajmet e postuara i ka quajtur si të rreme, duke përfshirë edhe atë që thuhet se e ka paguar lirimin e Ronaldinhos.

“Ky është një lajm i rremë dhe e njëjta vlen edhe për raportimet e mediave për Newell-in. Të dy janë false”.

“Për fat të mirë askush nuk i beson këto…”, ka shkruar Messi në Instagramin e tij. /Telegrafi/