Superylli i futbollit, Lionel Messi, ka bërë një ndryshim drastik në tatuazhin e tij në këmbën e majtë.
Futbollisti më i mirë në botë ka bërë ndryshimin drastik krejt në mënyrë të papritur.
Ai u shfaq në stërvitjen me kombëtaren e Argjentinës para superderbit ndaj Brazilit me tatuazhin e ri në këmbë.
Ajo që Messi ka bërë është që tatuazhin e mëparshëm e ka mbuluar të tërin me ngjyrë të zezë dhe ka lënë vetëm duart e djalit të tij Thiagos dhe numrin 10, shkruan Telegrafi.
Arsyeja pse Messi e ka bërë këtë ende nuk dihet, por duket se ai është mërzitur nga tatuazhi i mëparshëm dhe ka dashur ta bëjë më të thjeshtë e më të dukshëm tatuazhin e radhës.
Tash këmba e tij e majtë e cila është e artë duket krejt ndryshe. /Telegrafi/