Telegrafi

Lionel Messi ka zbuluar se kë e konsideron si mbrojtësin më të mirë në botë për momentin

Lionel Messi shënoi golin e vetëm për Argjentinën në fitoren ndaj Ekuadorin (1-0), e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kampionatin Botëror 2026.

Njëri nga futbollistët më të mirë në histori bëri një deklaratë për “Telemundo” pas ndeshjes, duke thënë se e konsideron bashkatdhetarin Cristian Romero, si mbrojtësin më të mirë në botë aktualisht.

“Për mua, Romero është mbrojtësi më i mirë për momentin. Ai luajti shkëlqyeshëm dhe ishte njeriu i ndeshjes”.

“Jam mësuar të mos shikoj fare pas meje dhe kjo është e mrekullueshme për çdo sulmues”, ka thënë Messi i cili shënoi 11 gola dhe shtoi pesë asistime në 11 klubin e ri Inter Miami.

Romero karrierën e nisi te Belgrano e Argjentinës, ku pastaj kaloi te Genoa.

Lexo po ashtu Të gjithë po shkruajnë për magjinë e Messit, por lëvizja e zgjuar e ‘murit’ nga ky kënd është mbresëlënës

Ai hapin e madh ë bëri në vitin 2018 kur kaloi te Juventusi që paguan për të 31.5 milionë euro. Tutje ai u huazua te Genoa pastaj e bleu Atalanta në vitin 2021 për 17 milionë euro.

Në fund ai u shit te Tottenham për 50 milionë euro dhe deri më tani, ai ka luajtur 68 ndeshje për klubin londinez dhe ka shënuar tre gola.

Lexo po ashtu Messi trullos Caicedon, e 'zhvlerëson' duke e dribluar 130 milionë euroshin e Chelseat

Kontrata e tij me Tottenhamin është deri në vitin 2027 dhe Transfermarkt e vlerëson atë në 60 milionë euro. Ai ka 23 paraqitje dhe dy gola për Kombëtaren e Argjentinës. /Telegrafi/