Inter Miami ka konfirmuar ardhjen e shumëpritur të Lionel Messit pas largimit të fituesit të Kupës së Botës nga Paris Saint-Germain – dhe ai mund të bëjë debutimin e tij në më pak se një javë.
Lionel Messi do të mbajë numrin e tij ikonik 10 në Inter Miami pasi klubi i MLS konfirmoi mbërritjen e tij në Florida.
Të shtunën, Inter Miami publikoi një video në të cilën superylli argjentinas shihet duke veshur fanellën e klubit me numrin 10 në shpinë.
Sí, Muchachos📍 pic.twitter.com/8E3f9hb9VU
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) July 15, 2023
36-vjeçari thuhet se nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me klubin e MLS.
Muajin e kaluar, Messi përfundoi një lëvizje të bujshme në Shtetet e Bashkuara pasi zgjodhi të luante për klubin e David Beckham nga Florida, duke refuzuar një marrëveshje fitimprurëse nga Arabinë Saudite.
En Argentina nació, y acá lo podrán ver 🎺🏠 pic.twitter.com/cttcLKzepc
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) July 15, 2023
Si pjesë e kontratës së tij, Messi thuhet se do të marrë një paketë kompensimi që përfshin një pjesë të të ardhurave të Apple TV të gjeneruara nga MLS Season Pass, si dhe një pjesë të fitimeve të Adidas nga mbërritja e tij në MLS.
Debutimi i shumëpritur i yllit botëror për klubin E RI është caktuar më 21 korrik kundër klubit meksikan Cruz Azul. /Telegrafi/