Telegrafi

Lionel Messi fle në dyshek anti-coronavirus 1.000 eurosh që eliminon viruset për katër orë

(Foto: Getty Images/Guliver/Tec)

Lionel Messi thuhet se ka ndërmarrë masa për të mbrojtur gruan, fëmijët dhe vetveten nga coronavirusi me blerjen e re.

Superylli i Barcelonës është në mesin e futbollistëve që kanë blerë dyshekun, i cili thuhet se i largon të gjitha gjurmët e COVID-19 brenda katër orësh.

Media të ndryshme spanjolle (transmetuar nga The Sun) raportojnë se 33-vjeçari fle në dyshekun e ri anti-coronavirus të Tec Moon.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Kompania e ka fytyrë reklamuese yllin e Atletico Madridit, Saul Niguez, ndërsa një dyshek të tillë e ka blerë edhe bashkëkombësi i Messit, Sergio Aguero.

Nëse një person i infektuar fle mbi të, dysheku që kushton 1.000 euro i zhduk viruset brenda katër orëve duke pamundësuar kështu infeksionin e një anëtari tjetër të familjes.

Sistemi i quajtur “Viruclean” shfrytëzon nanogrimcat e ngulitura për të eliminuar mbi 99 për qind të viruseve dhe baktereve.

Varësisht nga modeli, këto dyshekë kanë edhe funksione të tjera, siç është masazhi i këmbëve, që do të shërbente shumë superyllit të futbollit. /Telegrafi/