Sipas raportimeve nga Spanja, shanset që Lionel Messi të kthehet në Barcelonë janë “shumë të vogla”.
Messi është në vitin e fundit të kontratës aktuale me Paris Saint-Germain dhe mund të jetë i lirë të negociojë për një rikthim në Barcelonë që në janar, pasi të ketë hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.
Në fillim të kësaj jave, raportet në Spanjë sugjeruan se Messi ishte vendosur të refuzonte ofertën për vazhdimin e kontratës në mënyrë që të kthehej në Barcelonë për fillimin e sezonit të ardhshëm.
Shpresat u rritën kur zëvendëspresidenti i Barcelonës, Eduard Romeu, tha se një ofertë kontrate për Messin ishte financiarisht e “mundshme” për klubin katalanas.
Por një rikthim në Nou Camp për Messin nuk është aspak e sigurt, shkruan Marca.
Kjo gazrtë shkruan se Messi tani ka një marrëdhënie “të ftohtë” me ish-klubin e tij pasi u ndje i “tradhtuar” nga presidenti aktual, Joan Laporta, që e dëtyroi largimin e tij tronditës në PSG në verën e vitit 2021.
Messi kishte rënë dakord për një marrëveshje të re me Barcelonën përpara sezonit 2021-22, por u detyrua të largohej pasi u bë e qartë se klubi nuk ishte në gjendje të respektonte marrëveshjen për shkak të pengesave financiare.
Marca pretendon se askush nga Barcelona nuk ka kontaktuar Messin për një rikthim të mundshëm në Nou Camp sezonin e ardhshëm.
Ai gjithashtu thuhet se është i pakënaqur që drejtorët e klubit kanë folur për të pa e kontaktuar zyrtarisht.
Po ashtu shkruhet se për tu kthyer Messi në Barcelonë disa njerëz nga dhoma e zhveshjes dhe zyrat do të duhej të largoheshin fillimisht nga klubi.
Messi gjithashtu pritet të kërkojë një pagë të konsiderueshme për t’u ribashkuar me Barcelonën, gjë që mund të jetë problematike për klubin.
Barcelona ende i detyrohet Messit pagat nga koha e tij me klubi, ku flitet që shuma është rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/