Site icon Telegrafi

Linda synon ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Pasi nuk arriti të futet në 20-shen më të mirë në “American Idol”, duke u skualifikuar nga gara, Linda Halimi do të rikthehet në tregun muzikor shqiptar.

Këngëtarja shqiptare, e cila prej vitesh po synon tregun amerikan ka paralajmëruar se mund ta shohim në festivalin shqiptar të fundvitit, transmeton Telegrafi.

Megjithëse Linda nuk e ka përmendur Eurovizionin, tashmë dihet se këngëtarët që marrin pjesë në Festivalin e RTSH-së synojnë përfaqësimin e Shqipërisë në Festivalin Evropian.

Përmes profilit të saj në rrjetin social “Facebook”, ajo ka zbuluar se gjatë muajit dhjetor do të jetë në Shqipëri dhe është duke menduar të konkurojë me një këngë.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që Linda Halimi merr pjesë në këtë festival duke synuar të prekë skenën e Eurosongut, që këtë vit Shqipërin e përfaqëson Eneda Tarifa./Telegrafi/

Exit mobile version