Site icon Telegrafi

Linda, Santianës: Nëse ti je në gjendje t’i bësh këto gjëra para kamerave, çfarë bën pas kamerave?

Santiana Maloku ka pasur përplasje me disa prej banorëve sot (e premte) në Big Brother VIP Kosova.

Teksa po qëndronin në oborr, ajo ka debatuar me këngëtaren nga Vitia, Linda Halimi.

Në bisedën e tyre ndërhyu edhe Shqipja, e cila tregoi një moment kur Santiana ia kishte ‘fërkuar’ barkun Bucit.

Foto: Screenshot/YouTube

“Do të mbahesh mend për imoralitet, për e paturp. Ke gjet lojën më të pështyrë. Aq personalitet ke”, iu drejtua Shqipja, Santianës.

Lexo po ashtu "A ia kam prekur organin gjenital Bucit?" - degradon debati mes Santianës e Shqipes

Artistja në anën tjetër i tha: “Nëse ti je në gjendje t’i bësh këto gjëra para kamerave, çfarë bënë pas kamerave?”.

Foto: Screenshot/YouTube

Të njëjtat më pas kanë vazhduar me fjalë e me ofendime ndaj njëra-tjetrës.

Me Shqipen, Santiana kishte një bisedë të ashpër edhe në kuzhinë, gjë që në një moment edhe eskaloi. /Telegrafi/

Exit mobile version