Telegrafi

Linda Premium Residence – aty ku rehatia dhe siguria janë bashkuar në një vend

Al Trade Center ka filluar realizimin e projektit Linda Premium Residence në mënyrë që të lë gjurmë të mëdha në qytetin e Prishtinës, me qëllimin për t’i kthyer dëshirat në realitet.

Siç edhe bëhet e ditur në pjesën e dytë të dokumentarit për këtë kompleks madhështor, Linda Premium Residence është duke u ndërtuar që çdo hapësirë të jetë në përputhje me nevojat e banorëve.

Linda Premium Residence do të jetë në harmoni me mjedisin përreth, do të ketë distancë të mjaftueshme mes objekteve dhe ofron plane të banesave si penthouse apo duplex.

Edhe familjet që veçse janë vendosur në këtë kompleks veçse rrëfejnë se blerja e banesës në Linda Premium Residence ka qenë vendimi më i mirë në jetën e tyre, duke i vlerësuar lart kushtet moderne të cilat përfshijnë sigurinë e lartë, mjekun e barnatoren e lagjes, hapësirat për rekreacion, etj.

Linda Premium Residence është projekti më serioz që po realizohet në vendin tonë dhe arkitektët janë përkujdesur edhe për detajet më të vogla, siç është rasti i pozicionimit të banesave në atë mënyrë që rrezet natyrale të diellit gjithmonë t’i përçojnë apartamentet e banorëve.

Për të parë më afër punën që po bëhet dhe kushtet që do t’i ofrojë ky kompleks, shikojeni videon e mëposhtme!