Në muajt e fundit, Linda Jarani ka vënë në pah atraktivitetin e saj përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale.
Shfaqja “Boeing, Boeing” e kishte sjellë aktoren në disa skena mjaft tërheqëse. Së bashku me trupën e aktorëve të kësaj shfaqjeje, ajo dhe kolegët e saj e kanë argëtuar publikun në qytete të ndryshme shqiptare duke performuar nëpër teatro.
Linda, e cila është njëra prej protagonisteve kryesore të kësaj shfaqjeje, ka portretizuar rolin e një stjuardese tërheqëse, ashtu që është shfaqur në skena të nxehta.
Ndërsa publikimi i fotografive në rrjetet sociale, në të cilat paraqitet joshëse, ka vazhduar. Gjatë të mërkurës, ajo ka publikuar një pozë bardhezi, në të cilën shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme.
Aktorja nuk ka bërë ndonjë përshkrim në fotografinë e publikuar në Instagram, ku numëron afro 55 mijë ndjekës.
Publiku i gjerë shqiptar e njohu aktoren nga Shqipëria me rolin e saj në hit serialin televiziv, “O Sa Mirë”.
Në komedinë e njohur, Linda e portretizoi ‘Shkodranen’ dhe u pëlqye shumë nga fansat e serialit. /Telegrafi/