Telegrafi

Linda Halimi tregon pse e ka bërë kaq të madhe faktin që ka OnlyFans, premton “skandal” nëse e fiton BBVK

Linda Haimi (Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube)

Mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është organizuar darka e të nominuarve.

Buci, çifti Iliariana dhe Adri, Shqipja dhe Linda Halimi janë përballur me pyetje nga më të ndryshmet të bëra nga publiku dhe banorët.

Pjesë e darkës kanë qenë edhe pyetjet pikante, ku në tavolinë sërish është hapur diskutimi mbi llogarinë e Linda Halimit në platformën e rrjeteve sociale për të rritur, OnlyFans.

Linda Halimi (Foto: Linda Halimi/Instagram)

“Pse e ke promovuar kaq shumë faqen tënde në ‘OnlyFans’?”, ka qenë një pyetje drejtuar Lindës.

Lexo po ashtu Kaderi kërcen "belly dance" për Lumbardhin në BBVK, ai e shikon me endje gjersa ajo bën lëvizje provokuese

“Për pikën e qejfit. Nëse i bëj abonuesit e duhur, ndoshta edhe bëj diçka më shumë. Do të jem më aktive pasi të dal, por duhet ta fitoj fillimisht në BBVK, ky është ultimatum”, ka thënë këngëtarja Vitia.

E njëjta me shaka tha se mbase mund të bëjë edhe ndonjë skandal, pasi shquhet për skandale. /Telegrafi/