Telegrafi

Linda Halimi tregon linjat seksi në plazhet e Miamit (Foto)

Linda Halimi këto ditë është duke shijuar disa ditë të merituara pushimi.

Këngëtarja e cila përfaqësoi Shqipërinë këtë vit në Eurovision me këngën “Botë”, ka vendosur që bashkë me bashkëshortin e saj të kalojnë pushimet në një nga plazhet e Miamit, në Florida të SHBA-ve.

Ajo ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj personale në Instagram, në të cilat shfaq linjat e saj seksi, veshur në bikini.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Linda është shumë e përkushtuar pas palestrës, duke u kujdesur që të jetë gjithnjë në top formë dhe të mos arrijë më asnjëherë mbipeshën që kishte dikur.

Me një palë bikini ngjyrë pjeshkë, këngëtarja nxori në pah të gjitha hiret e trupit të saj, me ç’rast u komentua shumë nga fansat. /Telegrafi/