Telegrafi

Linda Halimi sjell sërish ndjesinë e verës me pozat e reja me bikini

(Foto: Instagram/linditaworld)

Duke qenë një prej yjeve shqiptare që ka bërë transformimin më të mahnitshëm trupore, Linda Halimi tërheq vëmendje sa herë që shpërndan imazhe të reja në rrjetet sociale.

Këngëtarja numëron mbi 430 mijë ndjekës në Instagram, ku poston fotografi që vënë në plan të parë dukjen e saj.

Së fundmi, këngëtarja e ka shpërndarë një fotografi, në të cilën ka pozuar me bikini të kuqe dhe ka marrë pëlqime të shumta.

(Foto: Instagram/linditaworld)

Ajo ndodhet e shtrirë pranë pishinës duke marrë rreze, ndërsa poza është realizuar në Miami.

Lexo po ashtu Linda sjell ndjesinë e verës, mahnit me bikini

Një tjetër fotografi me bikini, Linda e ka publikuar para dy ditësh dhe pyeste se ku ishte dimri, duke qenë se moti në Florida ishte i mirë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/linditaworld)