Telegrafi

Linda Halimi publikon video nga ushtrimet për pjesën e pasme të trupit

Linda Halimi (Foto: Instagram/linditaworld)

Linda Halimi është ndër yjet shqiptare që ka bërë transformimin më të madh në figurën e saj trupore.

Dhe për të mbajtur linjat e dëshirueshme trupore, këngëtarja vazhdon të jetë e angazhuar me stërvitjet e rregullta.

Ndërkaq, në profilet e saja në rrjetet sociale, kohë pas kohë shpërndan video nga ushtrimet që i aplikon.

Linda Halimi (Foto: Instagram/linditaworld)

Një stërvitje të tillë me pesha, Linda e ka publikuar në Instagram gjatë të enjtes duke treguar se si e formëson pjesën e pasme të fizikut të saj.

Lexo po ashtu Linda Halimi tregon linjat trupore në paraqitjen e radhës me bikini

Në përshkrimin e videos, ajo thotë se kjo është mënyra më e mirë për të ndërtuar figurën trupore, për të mos pasur nevojë të përdorni Photoshop gjatë publikimit të fotografive. /Telegrafi/