Linda Halimi është ndër yjet shqiptare që ka bërë transformimin më të madh në figurën e saj trupore.
Dhe për të mbajtur linjat e dëshirueshme trupore, këngëtarja vazhdon të jetë e angazhuar me stërvitjet e rregullta.
Ndërkaq, në profilet e saja në rrjetet sociale, kohë pas kohë shpërndan video nga ushtrimet që i aplikon.
Një stërvitje të tillë me pesha, Linda e ka publikuar në Instagram gjatë të enjtes duke treguar se si e formëson pjesën e pasme të fizikut të saj.
Në përshkrimin e videos, ajo thotë se kjo është mënyra më e mirë për të ndërtuar figurën trupore, për të mos pasur nevojë të përdorni Photoshop gjatë publikimit të fotografive. /Telegrafi/