Telegrafi

Linda Halimi publikon një video nga ushtrimet për formësimin e pjesës së pasme

Linda Halimi (Foto: Instagram/linditaworld)

Linda Halimi është një prej yjeve të skenës shqiptare që ka bërë transformim të madh në figurën e saj trupore.

Këngëtarja aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, Big D dhe vajzën e tyre.

Dhe derisa një pjesë e madhe e botës po qëndron në vetizolim, ajo ka zgjedhur të publikojë një video nga ushtrimet që i bën për të mbajtur linjat trupore.

Lexo po ashtu Linda Halimi vazhdon të jetë frymëzim me figurën trupore

Kësaj radhe, Linda ka zgjedhur ushtrimet që fokusohen në formësimin e të pasmeve dhe këmbëve.

Videon e ka shpërndarë në rrjetin social, Tik Tok, e më pas edhe në Instagram, ku numëron afro gjysmë milion ndjekës. /Telegrafi/