Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, nuk ka lënë pa shprehur shqetësimin e saj mbi ngjarjen e fundit tragjike që ndodhi në Ferizaj.
Ekzekutimi i 18-vjeçares nga partneri i saj ka shokuar mbarë opinionin dhe reagime të shumta kanë ardhur edhe nga këngëtarët e estradës.
Artistja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka publikuar në InstaStory një deklaratë të bërë nga këshilltarja e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me rastin, ku citohet se si është shkaktuar vdekja makabre e viktimës.
Duke rishpërndarë këtë, Linda në mbishkrimin e postimit “thumboi” mentalitetin e vjetër dhe tradicional të familjeve tipike shqiptare.
“Shikoni mirë çfarë keni me fut në shtëpi! A për të dhënë mos t’ja u ndjen. Se vajza për derë të huaj lind”, kanë qenë fjalët e këngëtares nga Vitia.
Linda përndryshe e ka treguar edhe vet në intervista se e ka pasur mjaft të vështirë përballjen me mentalitetin shqiptar.
Ajo në një emision sivjet në Shqipëri deklaroi se ka ende familjarë të largët që nuk i flasin asaj për shkak të martesës me një të huaj dhe me ngjyrë, pasi sipas tyre zgjedhjen e saj e kanë parë si keqprezantim të familjes. /Telegrafi/