Linda Halimi ka paralajmëruar se klipi i parë i saj me produksion amerikan do të publikohet në muajin maj, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja kosovare, e cila ka kohë që është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur ëndrrën atje, kishte paralajmëruar edhe më herët se po punon në një videoklip.
Por ajo ka zbuluar se ka bërë disa ndryshime në këngë dhe si rezultat edhe kripi i saj do të publikohet më vonë se që ajo ka pritur. /Telegrafi/