Linda Halimi ka kaluar edhe fazën e dytë të kualifikimeve në American Idol.
Këngëtarja shqiptare, e cila la pas një karrierë në Kosovë dhe zgjodhi një garë talentësh të rinjë për të arritur tregun muzikor në Amerikë ka shënuar suksesin e radhës, transmeton Telegrafi.
Linda ka zbuluar publikut se ajo ka kaluar fazën e dytë ku në mesin e 260-të garuesve kanë kaluar vetëm disa.
“Who’s loving you” të “The Jackson 5” është kënga me të cilën shqiptarja u paraqit para publikut amerikan, të cilin sipas saj e ka ngritur në këmbe me performancën e saj.
Faza e radhës në këtë kompeticion amerikan është faza e grupeve./Telegrafi/