Është diskutuar pas spektaklit tejet shumë deklarata e Linda Halimit që bëri për Bleron.
Ajo tha se këngëtari para disa viteve, ndërkohë që ishte i martuar, ka tentuar të hyjë me të në dhomën e hotelit.
Kjo është folur edhe karshi banorëve të tjerë, ku artistja nga Vitia tha sërish se nuk gënjeu dhe se nuk e bëri për famë.
“Nuk gënjej për famë, nuk më vyen nga Blero e Azemi aq më pak”, u shpreh ajo.
Blero nga ana tjetër tha disa herë se Linda nuk është mirë mentalisht për shkak të kësaj që deklaroi.
I njëjti shtoi se është person i padëshiruar në shtëpi nga të gjithë konkurrentët.
Ngjarja siç theksoi Halimi ndodhi kur Blero ishte i martuar me aktoren Teuta Krasniqi. /Telegrafi/
@bigbrotherkosova Linda vazhdon të flasë për çështjen me Bleron! #bigbrothervipkosova #BBVK2 #KlanKosova #artmotion ♬ original sound – Big Brother VIP Kosova