Telegrafi

Linda i drejtohet Santianës: Nuk do ta kuptosh kurrë nëse Azemi ka pasur ndjenja për mua

Foto: Screenshot/YouTube

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Linda Halimi, në fillim kishte bërë disa deklarata për banorët, përfshirë këtu edhe Azem Gagicën.

Këngëtarja tha në një nga spektaklet se ai po e ngacmonte dhe se ka ndjenja për të.

E së fundmi teksa po qëndronin jashtë, ka qenë Santiana Maloku që ia bëri një pyetje në lidhje me këtë.

Foto: Screenshot/YouTube

“A mendon se Azemi ka pasur ndjenja për ty?”, ka qenë pyetja e Santianës drejtuar Lindës.

Lexo po ashtu Linda Halimi befason në Big Brother - zien shpagetat në gjygym çaji

“Kjo është temë e mbyllur, ai nuk është më këtu. Kurrë s’ke me marr vesh a ka pasur a s’ka pasur”, ka thënë Linda pos tjerash.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja nga Vitia bëri edhe disa deklarata bombastike për Bleron, me të cilin kishte bashkëpunuar dikur.

Ajo kishte theksuar se para disa viteve artisti tentoi të hynte me të në hotel, gjë që më pas u diskutua tejet shumë. /Telegrafi/