Site icon Telegrafi

Limaj merr pjesë në vënien e gurthemelit të një fabrike në Klinë, fton diasporën të investojë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka marr pjesë në vënien e një gur themeli të një fabrike e cila merret me përpunimin e metaleve në fshatin Grabanicë të Komunës së Klinës.

Më këtë rast Limaj, ka thënë se ky është shembulli më i mirë që tregon se diaspora është e lidhur me vendin.

“Pas një punë të madhe atje janë të interesuar për të investuar në vendlindje dhe janë të interesuar që përvojën dhe kapitalin që kanë arritur me mund e përpjekje ta kthejnë dhe të investojnë në vendin e tyre”, ka thënë Limaj.

Më tutje ai ka thënë se janë dëshmitar të fillimit të punimeve të një projekti të madh i cili kap shifrën e mbi një milion eurove ku do të punësohen një numër i madh i qytetarëve të kësaj zone.

“Iu sigurojmë se qeveria do të jetë mbrapa për të mbështetur çdo iniciative të tillë konkretë që hap mundësinë investimeve të reja dhe hap perspektivë të re vendit tone”, ka shtuar Limaj.

Ai ka ftuar bashkatdhetarët tanë që jetojnë anekënd Evropës të mos hezitojnë dhe të investojnë në Kosovë nëse e shohin në interesin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version