Site icon Telegrafi

Limaj deklarohet pas takimit me Miroslav Lajçak

Ka përfunduar takimi i kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Limaj pas takimit ka thënë se me Lajçak kanë diskutuar për krijimin e parakushteve për rifillimin e dialogut dhe mundësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën, transmeton Telegrafi.

“Ne sot patëm takim me Lajçak. Zotri Lajçak shpalosi idenë dhe angazhimin e tij për dialog Kosovë Serbi dhe krijimin e parakushteve për të rifilluar dialogu. Temë ka qenë edhe liberalizimi i vizave, ku kërkuar që personalisht të angazhohet që Kosova sa më shpejtë ta marrë liberalizimin e vizave dhe tani e tutje besoj se do të kemi takime të rregullta Prishtinë-Bruksel dhe me palët e interesuara që të fillojë dialogu”, tha Limaj.

Ndryshe, sot është dita e dytë që po qëndron në Kosovë, diplomati sllovak, kurse  sot gjatë ditës ka takuar liderët e LVV-së dhe LDK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version