Renato Sanches do të largohet në fund të sezonit nga skuadra franceze Lille.
Kampioni në fuqi i Francës ka vendosur që ta shes në verë portugezin, në mënyrë që mos t’i ikë i lirë në vitin 2023.
24-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion, pasi në 25 ndeshje ka shënuar një gol e ka dhuruar pesë asistime.
Gjithnjë sipas mediumit francez L’Equipe, Sanches ka një marrëveshje personale me gjigantin italian Milan.
Por gazeta franceze ka raportuar se përveç Sanches mund të ketë një marrëveshje tjetër mes dy klubeve për mbrojtësin Sven Botman.
Gjithsesi transferimi i Sanches në San Siro pritet t’i kushtojë Milanit rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/