Victor Osimhen është zbulimi i këtij edicioni në kampionatin francez Ligue 1.
Sulmuesi i talentuar francez ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira, gjë që ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
21-vjeçari ka shënuar 18 gola në të gjitha garat, teksa ka bërë edhe nëntë asistime.
Duke marrë parasysh krizën që e ka kapluar klubin francez për shkak të coronavirusit, Lille ka vendosur ta nxjerr në shitje yllin e tyre.
Skuadra franceze i ka njoftuar ekipet e interesuara për Osimhen se duhet të paguajnë 75 milionë euro për ta lënë të lirë atë.
Bayern Munich është ndër skuadrat e para që ka shprehur interesim për lojtarin, por vështirë se bavarezët do të paguajnë një shumë të tillë, kur në skuadër si qendërsulmues kanë Robert Lewandowskin.
Kësisoj e ardhmja e nigerianit duket se do të jetë në Ligën Premier,ku Chelsea dhe Manchester United kanë shprehur interesim.
Edhe kampioni në fuqi i Evropës, Liverpool është në garë për transferimin e sensacionit të Ligue 1. /Telegrafi/