Telegrafi

Lille kërkon shumë më pak se në verë për Jonathan David

Jonathan David është futur në vitin e tij të katërt si futbollist i Lille, edhe pse në çdo afat kalimtar ka pasur oferta për të.

Në afatin kalimtar veror, Lille kishte vendosur që të kërkonte 60 milionë euro për kanadezin, ofertë që nuk erdhi në drejtim të skuadrës franceze.

Duke marrë parasysh që kontrata e David skadon në verën e vitit 2025 dhe forma e tij është e luhatshme, skuadra franceze ka vendosur të ul kërkesat për David.

Lexo po ashtu Milani po kërkon nga Lille ta ulë për 20 milionë euro çmimin e Jonathan David

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Lille është gati ta lejoj largimin e yllit të tyre për një shumë prej 40 milionë euro qysh në afatin kalimtar të janarit.

Milan, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë katër skuadrat e mëdha që kanë shfaqur interesim për reprezentuesin kanadez.

Lexo po ashtu Milani njoftohet për çmimin e Jonathan David, kanadezi shihet si zëvendësuesi i Giroud

23-vjeçari është i gatshëm të bëj hapin e madh në karrierë dhe tanimë edhe drejtuesit e Lille e din se ai dëshiron largimin.

Reprezentuesi kanadez këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje zyrtare duke realizuar vetëm katër gola e duke asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/