Një nga episodet më të veçantë të eksperiencës në ‘Euro 2016’ për Andi Lilën, mbetet dueli i tij me Paul Pogban në minuta e fundit të sfidës ndaj Francës.
“Unë mbaja Martialin, por në fund, te Franca u aktivizua Pogba. Ai është shumë i gjatë, një kokë më i gjatë se unë dhe në goditje këndi apo dënimi po të mos e mbaje me hile të shkëputej”.
“Ndaj unë e kapja me duar si të mundja dy-tri herë, duke u munduar që të mos më shihte gjyqtari. Ai thirri dy-tri herë, por gjyqtari nuk e dëgjonte, pasi në Marsejë ishte rrëmujë, kishte shumë tifozë”.
“Ndaj mu kthye dhe më tha në anglisht ‘A je i çmendur?’. ‘Po’ i thashë dhe u largova me shpejtësi”, ka treguar Lila për SuperSport.