Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për Vitrin Çobajn, i cili akuzohet se ka dhunuar një famije dhe ka abuzuar seksualisht me vajzën 17-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në një familje në fshatin Brataj të bashkisë së Selenicës.
Ka qenë kryefamiljari, i cili ka denoncuar rastin në polici dhe pretendon se 37-vjeçari fillimisht iu është prezantuar si një kasap.
Policia ka sekuestruar një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat dyshohet se i ka përdorur autori. /Telegrafi/