Përpjekja e Barcelonës për të refuzuar përpjekjen e parë të Paris Saint-Germain për të paguar klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurove të Neymar është dënuar nga Liga Profesionale Franceze e Futbollit (LFP).
Të mërkurën në mëngjes u konfirmua nga gjigantët e La Ligës se ata kishin qenë të informuar për qëllimet e 25-vjeçarit për të lënë klubin për PSG-në këtë verë në atë që do të ishte një transferim rekord botëror.
Në mënyrë që kjo marrëveshje të kalojë, Barca gjithashtu deklaroi se klauzola e lirimit të tij duhet të paguhet në tërësi, por presidenti i La Ligës, Javier Tebas befasoi të gjithë duke thënë se federata nuk do të pranonte paratë e depozituara nga PSG, duke cituar kundërshtime morale ndaj mbështetjes financiare të klubit të Ligue 1 nga Katari.
Këtë mëngjes, LFP, përgjegjës për administrimin e dy divizioneve kryesore të futbollit në Spanjë, lëshoi një deklaratë që konfirmon se po refuzojnë të përpunojnë fondet e depozituara nga PSG dhe përfaqësuesit e Neymar, ndërsa nuk vonoi shumë edhe reagimi i LFP-së franceze.
“Federata franceze e futbollit (LFP) është e befasuar dhe nuk e kupton refuzimin e La Ligar për të pranuar thjesht pagesën e lirimit të klauzolës së lojtarit Neymar”, thuhet fillimisht në faqen e tyre zyrtare.
“LFP kërkon që La Liga të respektojë rregullat e FIFA-s dhe përgjegjësitë e saj”.
“LFP mbështet Paris Saint-Germain dhe dëshiron që Neymari të bashkohet me kampionatin e Ligue 1”.
“Shërbimet ligjore të LFP-së janë në mbështetje dhe në dispozicion të PSG-së në mënyrë që kontrata e Neymarit të miratohet sa më shpejt që është e mundur”, përfundon komunikata e LFP-së. /Telegrafi/