Të hënën Bashkimi Evropian aprovoi një ligj të ri kundër pastrimit të parave.
Sipas medieve spanjolle, formalisht blloku me 28 anëtarë ratifikoi Ligjin e ri të cilin Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën jeshile muajin e kaluar.
Autoritetet specifikisht do të adresojnë anonimitetin e kriptovalutave si Bitcoin por edhe të rrisin kontrollet ndaj produkteve bankare.
Sapo të hyjë në fuqi, kompanitë të cilat operojnë në këtë fushë duhet të përmbushin udhëzimet e ligjit të ri i cili kërkon identifikimin e plotë të konsumatorëve.
“Ky ligj do të adresojë kërcënimet që u kanosen jo vetëm qytetarëve tanë por edhe sektorit financiar duke siguruar më shumë informacion rreth personave që fshihen pas firmave që ofrojnë shërbime në këtë sektor”, tha europarlamentari, Krisjanis Karins.
Ndërsa, ndikimi i tij pritet të bëhet i qartë në javët në vijim shumë kompani kanë kërkuar zbatimin sa më të shpejtë të tij në mënyrën që të shohin se ku qëndrojnë në të vërtetë përballë ligjit. /Telegrafi/