Liga Profesionale e Futbollit të Francës ka marr vendin në bashkëpunim me presidentët e klubeve të Ligue 1 dhe Ligue 2 që të mos i lirojnë lojtarët jashtë Bashkimit Evropian.
Kjo i bie që përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes nuk do të mund të llogarit në shërbimet e Valon Berishës, Arbër Zenelit dhe Bersant Celinës.
Lojtarët tanë që luajnë në elitën e futbollit francez sot kanë qenë në listën e Bernard Challandes, të njëjtit nuk do të mund të udhëtojnë pas një rregulli të vendosur nga Liga Profesionale e Futbollit.
Une consultation a été effectuée ce mercredi 17 mars auprès de l’ensemble des présidents de clubs concernant les joueurs hors équipe de France A susceptibles de participer à un match hors de la zone UE/EEE.
📝 Communiqué ➡️ https://t.co/KtgY8Vh0F2 pic.twitter.com/ZwxQzftxdM
— Ligue de Football Professionnel (@LFPfr) March 17, 2021
Në një komunikatë të lëshuar gjatë ditës së sotme, LFP, ka njoftuar se klubet nuk do të mund të japin leje lojtarëve të cilat janë jashtë zonës së Bashkimit Evropian.
Kjo i bie që lojtarët nuk do të mund të jenë në Kosovë për ndeshjen miqësore me Lituanin dhe atë zyrtare ndaj Suedisë.
Valon Berisha dhe Arbër Zeneli luajnë për Reims, ndërsa Bersant Celina luan te Dijon në Ligue 1.
Në anën tjetër ka ende gjasa që treshja të bashkohet me ekipin në Spanjë, pasi LFP ua ka lejuar lojtarëve të udhëtojnë në vendet e BE. /Telegrafi/