Liga Premier ka konfirmuar zyrtarisht orarin e javës së parë të sezonit 2020/21 në kampionatin anglez që fillon pas rreth tri javëve.
Sezoni 2020-21 i Ligës Premier do të fillojë më 12 shtator, me kampionët e Liverpoolit që fillojnë mbrojtjen e titullit në shtëpi ndaj Leeds United.
Në raundin e parë të ndeshjeve, Manchester Unitedi do të udhëtoj për në Burnley, Arsenal do të ndeshet me Fulhamin, Manchester City luan ndaj Aston Villa dhe Chelsea udhëton te Brighton.
🚨 Announce 2020/21 #PLFixtures 🚨
— Premier League (@premierleague) August 20, 2020
Jose Mourinho dhe Tottenhami nisin sezonin e ri në shtëpi kundër Evertonit, Leicester City shkon te rivalët e West Bromit, Sheffield United mirëpresin Wolvesin, West Hami luan ndaj Newcastle dhe Crystal Palace me Southamptonin.
Me 12 shtator është paraparë të zhvillohen gjashtë ndeshje, ndërsa me 14 shator dy ndeshje tjera.
Ndeshjet Burnley-Man Utd dhe Man City-Aston Villa janë të pezulluara përkohësisht shkaku i pjesëmarrjes së tyre në garat evropiane deri në këtë javë.
🗓 2020/21 FIXTURES CONFIRMED 🗓
Opening game, @LUFC at Anfield.
Our #PLfixtures in full 👇
— Liverpool FC (@LFC) August 20, 2020
Our 2020/21 @premierleague fixtures in full!
Which game do you look for first? 📅
⚽️ @marathonbet
🔵 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/u2qExzjjOE— Manchester City (@ManCity) August 20, 2020
Edhe klubet e Ligës Premier i kanë publikuar oraret e tyre të plota në rrjetet sociale.
Liverpooli, Unitedi, City, Arsenali dhe Chelsea tashmë kanë publikuar orarin e tyre në Twitter.
It's Brighton away first up in the 2020/21 Premier League season! 🤝 #PLfixtures
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 20, 2020
🚨 2020/21 #PL FIXTURES 🚨
Our league schedule for next season has been confirmed ✔️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) August 20, 2020
🗓 The #PLfixtures are in!
🏆 Find out how our @PremierLeague schedule looks for 2020/21 👇
— Arsenal (@Arsenal) August 20, 2020
Më poshtë keni orarin e javës së parë në Ligën Premier:
/Telegrafi/