Kampionati anglez, Liga Premier ka zgjedhur më të mirët për muajin shtator, ku trajneri i Wolverhampton, Nuno Espirito Santo dhe Daniel Sturridge kanë fituar çmimet.
Gjatë muajit shtator janë zhvilluar gjithsej katër ndeshje në Ligën Premier.
Shumica e ndeshjeve kanë qenë me rezultate të pritshme, por ka pasur edhe befasi.
Befasuese ishte forma e lartë e treguar nga skuadra e inkuadruar në ligë, Wolverhampton, që arriti tri fitore dhe një barazim.
3️⃣ wins
3️⃣ clean sheets
1️⃣ draw@Wolves boss @Nuno is the @BarclaysFooty #PL Manager of the Month for September 🐺#PLAwards pic.twitter.com/Dh845Nht8R— Premier League (@premierleague) October 12, 2018
Me 10 pikë nga katër ndeshje dhe tri ndeshja pa pranuar gol bënë që trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo të zgjidhet trajneri i muajit shtator në Ligën Premier.
“Nuk ka çmime individuale në futboll, gjithçka vjen nga ekipi”, ka thënë Santo pasi ka pranuar çmimin.
Sensational Studge 💥@LFC's @DanielSturridge wins the @Carling #PL Goal of the Month award for September with this piece of genius…#PLAwards pic.twitter.com/GD3K4sYi1V
— Premier League (@premierleague) October 12, 2018
Edhe futbollistët patën paraqitje të mirë dhe shënuar gola superior në këto katër ndeshje të zhvilluar gjatë këtij muaji.
Megjithatë, goli i sulmuesit të Liverpoolit, Sturridge, i shënuar ndaj Chelseat është zgjedhur si më i miri i shtatorit. /Telegrafi/