Telegrafi

Liga Premier do të dërgojë ‘spiunë’ brenda klubeve që të shikojnë lojtarët se a po i ndjekin rregullat strikte për coronavirus

Liga Premier do t’i dërgojë disa spiunë brenda klubeve që të shikojnë nëse trajneri dhe lojtarët e po i ndjekin rregullat strikte për coronavuris.

Lista me 20 klube nga liga angleze me vendim unanim janë pajtuar që të rikthehen në stërvitje, derisa lojtarëve u është ndaluar kontakti mes tyre.

Por, shumë klube nuk kanë besim të njëra-tjetra me ndjekjen e rregullave, ndaj Liga Premier do të dërgojë spiun në qendrat stërvitore.

Kjo do t’i detyrojë klubet që të ofrojnë video-incizimet nga kamerat e tyre brenda objektit dhe jashtë objektit, në mënyrë që të shihet qartë se çfarë bëjnë lojtarët.

Pak çaste më parë, Liga Premier ka njoftuar se gjashtë persona kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, duke mos treguar se nga cilat klube vijnë. /Telegrafi/