Liga Premier ka pezulluar marrëveshjen e saj të transmetimit me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës fqinje.
Lëvizja do të hyjë në fuqi menjëherë, që do të thotë se katër ndeshjet e së enjtes nuk do të shfaqen në vendin rus.
Kjo çështje mori vetëm 15 minuta për të rënë dakord nga një takim katërorësh i të 20 klubeve elitare në Londër të martën.
Po ashtu Liga Premier do të dhurojë 1 milion funte (1.21 milion euro) për të mbështetur popullin e Ukrainës.
The Premier League and its clubs today unanimously agreed to suspend our agreement with Russian broadcast partner Rambler (Okko Sport) with immediate effect and to donate £1 million to support the people of Ukraine
Full statement: https://t.co/r1SPpYLsRo pic.twitter.com/OKiqKbho68
— Premier League (@premierleague) March 8, 2022
Të drejtat televizive për Ligën Premier ishin në pronësi të Rambler Group. Kompania ishte në vitin e saj të fundit të marrëveshjes trevjeçare për të shfaqur ndeshjet në Rusi.
Në anën tjetër edhe FA ka pezulluar gjithashtu marrëveshjen e saj me Rusinë, që do të thotë se asnjë nga ndeshjet çerekfinale të FA Cup të këtij muaji nuk do të shfaqet në këtë vend. /Telegrafi/