Telegrafi

Liga Premier pajtohet t’i shpenzojë katër milionë funte në testimin e lojtarëve për coronavirus – planifikohet rikthimi në qershor

The Telegraph ka raportuar se Liga Premier e planifikon rikthimin në muajin qershor, derisa do t’i testojë të gjithë lojtarët për coronavirus.

Nga këto testime, liga angleze do t’i shpenzojë katër milionë funte, derisa një veprim i tillë pritet të ndodhë në javën e ardhshme.

Anglia ende nuk ka marrë ndonjë venim zyrtare se kur mund të rikthehen aktivitetet sportive, mirëpo që plani është që sezoni duhet të vazhdojë.

Liga Premier është e suspenduar që nga 13 marsi, derisa afro dy muaj nuk është zhvilluar asnjë ndeshje.

Bundesliga tashmë zyrtarisht ka bërë të ditur se do të rikthehen më 16 maj, derisa La Liga dëshiron që të luajë ndeshjet e para në fillim të muajit të ardhshëm.

Ligue 1 dhe Eredivisie janë suspenduar zyrtarisht dhe aty tani do të presin edicionin e ri.

Sidoqoftë, Liga Premier nga ky investim i vogël do t’u mundësojë klubeve që testimet në lojtarë të ndodhin dy herë brenda javës, në mënyrë që të ndalohet përhapja e pandemisë botërore. /Telegrafi/