Tetëmbëdhjetë ndeshjet e para të sezonit 2017/2018 në Ligën Premier deri tash e kanë parë Manchester Cityn duke thyer rekorde me 16 fitore rresht dhe me pamposhtshmëri në krye të tabelës.
Skuadra e Pep Guardiolës duket e pandalshme në rrugën drejt titullit, por kush do të përfundojë në pozitat tjera dhe kush do të bie nga elita e futbollit angles?
Telegrafi hedhë një shikim në këtë speciale të vitit 2018, me të cilat vijnë edhe parashikimet për Ligën Premier.
Ekipi më i mirë: Manchester City
Pas 18 ndeshjeve City është në krye të tabelës së Ligës Premier me 17 fitore dhe një barazim. Një ecuri prej 16 fitoresh rresht e vë Guardiolan dhe ekipin e tij 15 pikë para Unitedit që është në vendin e dytë në Ligën Premier.
A mund t’i ndalë dikush “qytetarët” drejt titullit? Guardiola ka hedhur poshtë mundësinë e katër trofeve për Sky Sports duke thënë se është e pamundur, por nuk është mirë të vihen baste kundër Cityt.
Lojtari më i mirë: Kevin De Bruyne (Man City)
🔵 @DeBruyneKev in @ManCity's 'Big Games' this season:
🆚 Liverpool:
🎯🎯 Assists
🏆 MOTM🆚 Chelsea:
⚽️ Goal
🏆 MOTM🆚 Arsenal:
⚽️ Goal
🏆 MOTM🆚 Napoli:
🎯🎯 Assists
🏆 MOTM🆚 Man Utd:
🏆 MOTM🆚 Spurs:
⚽️ Goal
🏆 MOTMWorld-Class 😎🔥👏 pic.twitter.com/ZeO0kfApgn
— SPORF (@Sporf) December 16, 2017
Një numër lojtarëve të Cityt kanë shkëlqyer në dominimin e tyre në Ligën Premier deri tash këtë sezon, por asi belg, Kevin De Bruye ka shënuar gola në ndeshje të mëdha dhe është pasuesi e krosuesi më i mirë në Ligën Premier, e është ë rrugë të mirë që të shpallet edhe Lojtari Më i Mirë i Vitit në Ligën Premier.
Transferimi më i mirë: Mohamed Salah (Liverpool)
Ylli i kombëtares së Egjiptit ka nënshkruar për Liverpoolin për një shumë prej 40 milionë euroësh në verë dhe ka mahnitur futbollin anglez me shpejtësinë dhe golat e tij.
Si pjesë e katërshes fantastike sulmuese të Liverpoolit e përbërë nga Coutinho, Firmino dhe Mane – Salah ka shënuar 20 gola nën drjetimin e Kloppit. Për kombëtaren e tij ai shënoi golin fitues që e çoi vendin e tij në Kampionatin Botëror.
Goli më i mirë: Wayne Rooney (Everton vs. West Ham)
https://youtu.be/R8a72j3AaDc
Që prej rikthimit të tij te klubi i fëmijërisë, Rooney është kthyer në një nga njerëzit më të rrezikshëm. Goli i tij ndaj West Hamit më 29 nëntor është i pari në listë për t’u shpallur goli më i mirë i sezonit. Gjuajtja e bërë nga pjesa e fushës së tij kompletoi hettrikun për Rooneyn dhe ja fitoi çmimin për golin e muajit nëntor. Goli i Rooneyt është zgjedhur nga Sky Sports si një nga top 10 golat e vitit 2017.
Ndeshja më e mirë: Man Utd 1-2 Man City
Fitorja 2-1 e Cityt në Old Trafford më 10 dhjetor nuk do të kujtohet për aksionin në fushë, por për përplasjen në tunel pas ndeshjes. Beteja e Mançesterit ishte në kryetitujt e mediave për konfliktin fizik në tunelin e stadiumit pas ndeshje dhe asnjë prej klubeve nuk pritet që të dënohen.
Parashikimet për sezonin 2017-2018
Kampionë: Manchester City
Nuk është kjo ndonjë pyetje të cilës nuk mund t’i përgjigjemi. Por, pyetja e vërtetë duhet të jetë: A ka kush t’i mposhtë deri në fund të sezonit? Do të kalojë kohë e gjatë derisa City të bëjë atë që bëri Arsenali “fantastik”, por City po vazhdon t’i shkelë ekipet një nga një.
Kush do të kualifikohet për Ligën e Kampionëve dhe Europa League?
Derisa të mos ketë ndonjë ndryshim të madh në rrjedhën e sezont dhe City të bie keq, shpresat e Unitedit janë që të përfundojë në vendin e dytë këtë sezon.
Me top dyshen të marra nga rivalët e qytetit, beteja për Ligën e Kampionëve do të zhvillohet mes Cheleat, Liverpoolit, Arsenalit, Tottenhamit… dhe Burnleyt. Chelsea dhe Liverpooli dinë ta gjejnë golin dhe gjasat janë të mëdha t’i shohim në pozitat tre dhe katër.
Vendi i pestë dhe kualifikimi në Europa League është i vështirë që të përcaktohen, por Tottenhami do të ketë vendin e pestë.
Parashikimi për top pesë pozitat e para:
1. Manchester City
2. Manchester United
3. Chelsea
4. Liverpool
5. Tottenham
Kush do të bie nga elita?
Do të jetë një luftë shumë e ashpër kjo mes shumë skuadrave, por ato që nuk do t’ia dalin në fund pritet të jenë Stoke City, WBA dhe Swansea.
/Telegrafi/