Liga Premier do t’i këshillojë klubet këtë javë që të ndalojnë shfaqjen e flamujve të Izraelit dhe Palestinës brenda stadiumeve kur ndeshjet të kthehen këtë fundjavë.
Liga Premier dhe EFL, të cilët ende po diskutojnë se cili do të jetë pozicioni i tyre, konfirmuan javën e kaluar se do të mbahet një moment heshtje përpara raundit të ndeshjeve të kësaj fundjave në shenjë respekti. Ai vjen ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor me mijëra të vrarë tashmë.
Ky vendim është bërë pasi Liga Premier është konsultuar me organizatat e sigurisë dhe grupet hebraike, raporton Athletic. Gjatë raundit të fundit të ndeshjeve ndërkombëtare, Anglia priti Australinë dhe Italinë dhe Wembley dhe FA ndaloi flamujt.
Liga Premier ka lëshuar udhëzime të ngjashme për klubet në të kaluarën kur bëhet fjalë për kombet që janë në konflikt, të cilat ata shpresojnë se do të lehtësojnë tensionet mes tifozëve. Tottenham tashmë ka një politikë të ngjashme për flamujt e kombeve në konflikt ose ato që mund të konsiderohen nxitëse.
Zbatimi i politikës së Ligës Premier do të varet nga klubet individuale dhe ekipet e tyre të sigurisë.
Mohamed Salah është ndër figurat më të profilit të lartë që flet hapur për luftën, ndërsa ekipi i tij i Liverpool përgatitet për një derbi Merseyside të shtunën. /Telegrafi/