Site icon Telegrafi

Lajm i mirë për tifozët e Ligës Premier

Klubet e Ligës Premier janë pajtuar që biletat për tifozët që udhëtojnë të jenë vetëm 30 funte për tre sezonet e ardhshme.

Çmimet e larta të biletave kanë qenë temë e debatit këtë sezon në Ligën Premier, pasi shumë tifozë mysafirë është dashur të paguanin deri në 62 funte për një biletë stadiumi.

“Klubet e Premier Ligës unanimisht kanë vendosur që për tri sezonet e ardhshme fansat mysafirë të kenë mundësi t’i shkojnë ndeshjet në Ligën Premier dhe duhet të paguajnë jo më shumë se 30 funte”, thuhet në komunikatën e federatës angleze.

“Klubet e dinë se fansat mysafirë kanë status unikë. Ata janë pjesë e rëndësishme e atmosferës në stadium. Ky status i veçantë i tyre ka qenë i ditur nga klubet që tani kanë marrë masa që t’u ndihmojnë atyre”.

Exit mobile version