Në dhjetë vitet e fundit, klubet e Ligës Premier kanë qenë vetëm ura për të shkuar drejt finaleve në Ligën e Kampionëve.
Mbahet mend fitorja e Chelseat e vitin 2012 dhe arritja në finale e Liverpooli në vitin 2018.
Futbolli i Elitës dukej se ishte larguar nga Anglia dhe në vend të kësaj ishte Spanja vendi që sundoi, me Real Madridin dhe Barcelonën që dominuan në pesë vitet e fundit – Los Blancos fituan katër.
Por Liga Premier është kthyer, e nga dy skuadra në finalet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve.
Tottenhamin, Liverpoolin, Chelsea dhe Arsenalin, janë klubet e që kanë mbetur në të dy garat.
For the first time in history, there will be an all English final in both European competitions:
Champions League final:
🏴 Liverpool vs. Spurs 🏴Europa League final:
🏴 Arsenal vs. Chelsea 🏴 pic.twitter.com/KbIAVl0j2a— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) May 9, 2019
Në Ligën e Evropës ishte vetëm Manchester United që në vitin 2017 e kishte ndërprerë dominimin e Atletico Madridit dhe Sevillas.
Rikthimi i anglezëve
“Unë dua të përgëzoj Jurgen Kloppin”, tha Maurcio Pochettino pas kalimit të Spurs ndaj Ajax.
“Për shkak se Liverpooli ishte fantastik kundër Barcelonës , ata janë gjithashtu heronj dhe do të kemi një finale të pabesueshme mes dy klubeve angleze”.
“Pochettino foli për Liverpool përpara ndeshjes”, e pranon Danny Rose.
“Ai na tregoi se nuk duhet të heqim dorë”.
Klopp vetë foli për kthesën e jashtëzakonshme të Reds.
“Pas humbjes në Madrid, menduam se duhej të ktheheshim”, rrëfen Klopp , dhe ata e bënë pikërisht pa Mohamed Salahun, Roberto Firminon dhe Naby Keitan.
As Liverpooli, e as Spurs nuk kanë qenë të suksesshëm në vendin e tyre.
Merseysiders nuk e kanë fituar ligën që nga viti 1990, ndërsa londinezët janë në pritje që nga viti 1961.
Ata do të takohen në finale me 1 qershor në Madrid, në stadiumi Wanda Metropolitano.
Liga Premier është rikuperuar, dhe është kthyer te majat, sikurse ka qenë në fund të viteve 2000, kur ata kishin gjashtë finalistë dhe dy kampionë, me Manchester United dhe Liverpool.
Sa i përket Ligës së Evropës, finalja do të zhvillohet në Baku me 29 maj.
Ky rikthim i atribuohet edhe ndikim që ka pasur vlera e të drejtave televizive që vazhdon të jetë e madhe dhe klubet ka ky vend fitojnë shumë. /Telegrafi/