Telegrafi

Liga e Kampionëve zgjedh formacionin më të mirë të javës, dominohet nga lojtarët e PSG-së

Liga e Kampionëve ka zgjedhur formacionin më të mirë të javës së parë të fazës grupore të kësaj gare.

Gjatë të martës dhe mërkurës janë zhvilluar ndeshjet e para të fazës grupore për sezonit të ri 2019/20 në Ligën e Kampionëve.

Si gjithmonë, edhe ndeshjet e kësaj jave ishin shumë interesante duke prodhuar befasi dhe rezultate të pritshme.

Disa nga futbollistët e njohur vazhduan me paraqitje të mira individuale duke qenë vendimtar në fitoret e skuadrave të tyre.

Lexo po ashtu PSG-ja fiton me rezultat bindës ndaj Real Madridit në startin e Ligës së Kampionëve

Pas përfundimit të ndeshjeve të para, votuesit e Ligës së Kampionëve kanë zgjedhur formacionin më të mirë të javës, i cili dominohet nga lojtarët e PSG-së.

Thomas Meunier, Juan Bernat dhe Angel Di Maria përfaqësojnë PSG-në, ndërsa pas tyre vjen Dinamo Zagrebi dhe Ajaxi me nga dy lojtarë.

Lexo po ashtu Njeriu që e diktoi ditën e parë të Ligës së Kampionëve, 19-vjeçari shënon het-trik në debutimin e tij dhe barazon rekordin e Rooneyt

Nicolas Tagliafico dhe Edson Alvarezi vijnë nga Ajaxi, ndërsa Dinamo përfaqësohet nga Marin Leovac dhe Mislav Orsic.

Lojtarët tjerë në formacion janë: Marc-Andre Ter Stegen (Barcelona), Ilkay Gundogan (Man City), Mathieu Valbuena (Olympiacos) dhe Erling Braut Haland (Salzburg). /Telegrafi/